Ballina Kulturë Historike! Filmi ku luan aktorja nga Kosova, Luana Bajrami triumfon në Oscars!

Historike! Filmi ku luan aktorja nga Kosova, Luana Bajrami triumfon në Oscars!

68
0

“Two People Exchanging Saliva” ia doli të siguronte një Oscar për kategorinë e filmit të shkurtër më të mirë në aksion të drejtpërdrejtë.

Në këtë film, luan edhe aktorja nga Kosova, Luana Bajrami, emri i së cilës tashmë është ngjitur në skenën më të madhe të botës për kinematografinë.

Bajrami është në rol protagonist dhe quhet Malaise. Ngjarjet zhvillohen në një Paris distopik ku puthjet janë të ndaluara, të paligjshme dhe njerëzit rrethohen nga një absurdizëm i ftohtë.

Filmi, siç u theksua edhe gjatë fjalimit të aktorëve e regjisores në skenë, është realizuar nga një staf kryesisht LGBT dhe gra. Në fjalim, ata përmendën prejardhjet e tyre të ndryshme, ku sigurisht u veçua që Bajrami vjen nga Kosova, ndërsa vetë aktorja s’mundi të ishte e pranishme në ceremoni.