Në Parkun Arkeologjik të Apolonisë, pranvera duket sikur vjen gjithmonë pak më herët. Kodrat përreth mbulohen me lule të egra, ndërsa mes kolonave, mureve antike dhe rrënojave mijëravjeçare shpërthejnë ngjyrat që e bëjnë peizazhin të duket si një pkturë e Monet.
Në këtë periudhë të vitit, monumentet e qytetit të lashtë marrin një tjetër aromë. Kolonadat e dikurshme, oborret e manastirit dhe rrugicat e gurta rrethohen nga gjelbërimi dhe lulet e pranverës, që krijojnë një kontrast fantastik me gurët e lashtë të qytetit antik.
E themeluar rreth shekullit VI para erës sonë, Apolonia u bë një nga qytetet më të rëndësishme të Adriatikut. Ajo njihej për shkollat filozofike, jetën tregtare dhe pozicionin strategjik përgjatë rrugëve të lashta që lidhinin Mesdheun me Ballkanin.
Sot, Parku Arkeologjik i Apolonisë mbetet një nga destinacionet më të veçanta kulturore dhe turistike në Shqipëri. Në pranverë, kur natyra zgjohet dhe monumentet mbështillen nga ngjyrat e stinës, ky qytet antik të ofron një pamje vërtet mahnistëse.
Fotot tregojnë pikërisht këto momente idilike.
E ndërsa pranvera prek gurët e lashtësisë, Apolonia shndérrohet në një nga peizazhet më poetike të trashëgimisë shqiptare.







