Ballina Kronika Zbardhet vjedhja në shkollën “Besëlidhja’ në Lezhë, arrestohet 22-vjeçari, nën hetim 5...

Zbardhet vjedhja në shkollën “Besëlidhja’ në Lezhë, arrestohet 22-vjeçari, nën hetim 5 të mitur, 3 prej tyre nxënës

85
0

Vjedhja e kryer 4 ditë më parë në shkollën “Besëlidhja” në Lezhë është zbardhur dhe ka rezultuar në hetim penal për 5 të mitur dhe arrestimin e një 22-vjeçari.

5 të miturit janë të moshave 15-17 vjeç dhe 3 prej tyre janë nxënës të shkollës. Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se 22-vjeçari Arsel Brunga i ka nxitur për të kryer vjedhjen.

Ata morën 16 laptopë, 2 videoprojektorë dhe serverin qendror të kamerave të sigurisë.

Pasi i kanë marrë, i kanë transportuar me automjetin e 22-vjeçarit dhe i kanë fshehur në bodrumin e një pallati aktualisht në ndërtim dhe në banesën e 22-vjeçarit.

16 prej pajisjeve të vjedhura u gjetën dhe u sekuestrua së bashku me automjetin tip “Volkswagen”.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.