Ballina Aktualitet Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj del pas dy orësh në SPAK/ Kyç...

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj del pas dy orësh në SPAK/ Kyç gojën para gazetarëve

112
0

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj është paraqitur sot në SPAK. Siç shihet nga pamjet e siguruara, Karçanaj shoqërohej nga avokati i saj. Karçanaj ishte për dy orë para prokurorëve të posaçëm. Ish-drejtoresha nuk u prononcua për gazetarët.

Kujtojmë se Karçanaj ndodhet në masën e ‘arrestit të shtëpisë’, në kuadër të hetimeve për skandalin me tenderat publikë. Ajo akuzohet për shkelje të barazisë në tendera dhe pastrim parash, si pjesë e grupit të strukturuar.

Prokuroria e Posaçme akuzon gjithashtu Ergys Agasin, një personazh kontrovers i akuzuar për lidhje me krimin e organizuar dhe biznesmenin Ermal Beqiraj për veprat penale të konkurrencës së paligjshme përmes dhunës, heqjes së paligjshme të lirisë, shkelje të barazisë në tendera, grup i strukturuar kriminal dhe pastrim i produkteve të veprës penale. Agasi dhe Beqiraj i shpëtuan operacionit të policisë dhe masat e tyre të arrestit me burg mbeten të paekzekutuara.