Ballina Kronika GJKKO dënon me 11 vite Rezart Taçin, llogaria 18.3 mln euro konfiskohet....

GJKKO dënon me 11 vite Rezart Taçin, llogaria 18.3 mln euro konfiskohet. Lidhja me organizatën mafioze Coza Nostra

148
0

Gjykata e Posaçme dënoi me 11 vite burgim biznesmenin Rezart Taçi. Ai u cilësua fajtor për akuzat “pastrim parash” dhe “grup të strukturuar kriminal”. Gjykata vendosi po ashtu edhe konfiskimin e 18.3 mln eurosh të trasferuara në një bankë në Shqipëri nga dy shtetas italiane të dyshuar të lidhur me organizatën mafioze Coza Nostra.

Rezart Taçi dikur një nga biznesmenët më të fuqishëm në vend, u gjykua në mungesë, pasi është në arrati.

Procesi për shtetasit Italiane Francesco Zummo dhe Fabio Petruzella është vecuar dhe trasferuar në Itali, ku po gjykohen bashkë me dy italianët e tjerë, Ignazio Zumo dhe Daniele Castegalli. Më herët në Shqipëri janë dënuar Artur Balla dhe Bledar Lilo, dy të besuarit e Rezart Tacit që dyshohet se kanë patur rol aktiv dhe iu dhanë ndihmë italianëve të dyshuar si të lidhur me organizatën mafioze që të trasferonin shumën e madhe të eurove.