Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me austriakët godet 3 call center në Tiranë dhe arreston 9 persona. Burime nga Prokuroria thanë se janë sekuestruar shuma të mëdha parash në cash në call center-at që ndodhen në rrugën e Kavajës dhe pranë Kopshtit Zoologjik.
Mësohet se hetimet kanë nisur rreth 2 vite më parë. Ndërsa urdhër arrestet janë lëshuar me vendim gjykate.
Sakaq në Call Centerin te rruga e Kavajës, ndodheshin mbi 60 punonjës, të cilët po merren në pyetje për veprime të mëtejshme. Gjithashtu janë sekuestruar edhe telefonë.
Mësohet se janë dhënë 8 masa sigurie ndërsa janë arrestuar 4 persona. Gjithashtu raportohet se në Call Centerin në rrugën e Kavajës, janë 3 kate që operojnë lidhur me këtë aktivitet. Dy prej të cilave janë gjetur të mbyllura dhe kjo ka sjellë dyshimet se ka pasur dekonspirim.







