Ballina Kulturë Publikohet traileri i “Focker In-Law”: Ariana Grande shfaqet krah Robert De Niro-s

Publikohet traileri i “Focker In-Law”: Ariana Grande shfaqet krah Robert De Niro-s

78
0

Ariana Grande po bën një tjetër hap në karrierën e saj në aktrim, duke iu bashkuar dy emrave ikonë të kinemasë, Robert De Niro dhe Ben Stiller, në filmin e ri “Focker In-Law”. Madje, traileri i parë i projektit është publikuar tashmë, duke ngjallur menjëherë interes te fansat e komedisë.

Filmi është vazhdim i serisë së suksesshme Meet the Parents, e cila ndjek historinë e Greg Focker (Stiller) dhe përpjekjet e tij të vazhdueshme për të fituar miratimin e vjehrrit të tij të rreptë, të luajtur nga Robert De Niro. Filmi origjinal u kthye në një hit global, duke gjeneruar rreth 330 milionë dollarë dhe duke sjellë edhe disa vazhdime ndër vite.

Në këtë kapitull të ri, pritet që Ariana Grande të sjellë një dimension të freskët dhe energjik, duke shpalosur më shumë anën e saj komike, një aspekt që fansat mezi presin ta shohin në ekran.

Gjatë prezantimit në CinemaCon, Ben Stiller bëri shaka duke thënë:“Mund të them se tani unë jam De Niro i ri i shfaqjes”, duke iu referuar faktit se është pothuajse në të njëjtën moshë që ishte De Niro në filmin e parë të vitit 2000. Reagimi nuk vonoi nga Robert De Niro, i cili me humor ia ktheu:

 “Mos e thuaj këtë, është mungesë respekti… por ishte një krahasim shumë i bukur.”

Me një kast të tillë dhe me rikthimin e një prej historive më të dashura të komedisë, “Focker In-Law” pritet të jetë një nga filmat më të shumëpritur, duke sjellë nostalgji për fansat e vjetër dhe një frymë të re për publikun e ri.

Komedia “Focker-in-Law” do të dalë premierë në kinema më 25 nëntor.