Ballina Lifestyle Balerina shqiptare konfirmon lidhjen me këngëtaren italiane, momente romantike mes tyre gjatë...

Balerina shqiptare konfirmon lidhjen me këngëtaren italiane, momente romantike mes tyre gjatë pushimeve

126
0

Balerina shqiptare Françeska Nuredini dhe këngëtarja e njohur italiane Elodie duket se më në fund i kanë dhënë fund spekulimeve që prej muajsh kanë qarkulluar në media dhe rrjete sociale, duke konfirmuar hapur lidhjen e tyre romantike.

Ishte vetë Nuredini ajo që ndezi rrjetin me disa fotografi të publikuara së fundmi, ku ajo dhe Elodie shfaqen në momente tejet intime dhe të afërta. Në imazhe, dyshja duken më pranë se kurrë, duke shkëmbyer përqafime të ngrohta dhe puthje, çka u interpretua menjëherë nga ndjekësit si një konfirmim i qartë i raportit të tyre.

Prej kohësh, fansat kishin vënë re praninë e shpeshtë të balerinës shqiptare në aktivitetet dhe turnetë e këngëtares, duke ngritur dyshime për një lidhje përtej bashkëpunimit profesional.

Sipas burimeve pranë tyre, romanca besohet të ketë nisur pikërisht gjatë turneut muzikor të Elodies, ku Nuredini ishte pjesë e performancave si balerinë, ndërsa më pas lidhja u forcua gjatë pushimeve të përbashkëta larg vëmendjes së publikut.

Edhe pse të dyja kishin zgjedhur të ruanin një profil të ulët dhe të mos reagonin ndaj thashethemeve, postimet e fundit duket se i kanë dhënë fund çdo dileme, duke e bërë lidhjen e tyre publike dhe zyrtare.