Ballina Sport Guardiola afër largimit nga Man City

Guardiola afër largimit nga Man City

59
0

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, mund të jetë duke i kaluar muajt e fundit në krye të klubit anglez.

Guardiola pas shumë vitesh dominimi në futbollin anglez, po shqyrton seriozisht mundësinë për ta mbyllur ciklin e tij në fund të sezonit, pavarësisht se kontrata e tij aktuale me Manchester City zgjat deri në vitin 2027.

Sipas mediave italiane, Kombëtarja e Italisë është shfaqur si një opsion për Guardiolën.

Interesi i Federatës së Italisë lidhet me nevojën për një projekt të fortë pas rezultateve të fundit zhgënjyese.

Në Premier League, Guardiola aktualisht përfiton shumë më tepër sesa mund të ofrojë Italia, gjë që përbën një pengesë serioze në negociata.

Italia, në këtë kontekst, mund t’i ofrojë atij një sfidë të re në nivel ndërkombëtar, pas një periudhe jashtëzakonisht të suksesshme në futbollin e klubeve.