Ballina Politika Përplasjet Rama-Spiropali, Balla: Deputetja s’ka shprehur shqetësime në mbledhjet e grupit!

Përplasjet Rama-Spiropali, Balla: Deputetja s’ka shprehur shqetësime në mbledhjet e grupit!

92
0

Kreu i Grupit parlamentar të PS Taulant Balla, në një komunikim me mediat në Kryesinë e Kuvendit, foli edhe në lidhje me përplasjet mes ish ministres Elisa Spiropali dhe kryeministrit Edi Rama.

Balla ka mohuar që Spiropali të ketë shprehur pakënaqësi në mbledhjet e grupit parlamentar.

“Çdo fund-sesioni bëjmë një analizë për performancën e çdo deputeti. Më pas kërkohet përmirësimi i performancës. Spiropali nuk ka shprehur shqetësim në mbledhje grupi. Nuk kam dëgjuar gjë”, tha ai.

Balla ka deklaruar gjithashtu se PS synon që në zgjedhjet lokale të fitojë në 61 bashkitë e vendit.

“Sot jemi në një fazë komunikimi të gjerë me publikun në një proces që në një pjesë është energjizimi dhe në një pjesë komunikimi me publikun.
Thirrja ime për të rinjtë që duan të japin një kontribut në fazën e integrimit ku jemi, t’i bashkohen PS si e vetmja mundësi për të forcuar procesin, që shkon deri në 12 qershor kur familja jonë politike feston 35 vjetorin.
Në zgjedhjet lokale duam të fitojmë në 61 bashki”, tha ai.