Ballina Aktualitet DURRES/ Policia: 67 vjeçari vethidhet nga kati tretë, Arapaj gjendet 71 vjeçari...

DURRES/ Policia: 67 vjeçari vethidhet nga kati tretë, Arapaj gjendet 71 vjeçari pajetë, 61 vjeçari kallzohet i larguar nga banesa

175
0

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi:
-në Spitalin Rajonal Durrës është dërguar shtetasi F. B., 67 vjeç, banues në Durrës, i cili është dëmtuar pasi dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës. Ai vijon të jetë në kujdesin e mjekëve;
-në lagjen “Kodër Arapaj”, është gjetur pa shenja jete, në banesë, shtetasi Sh. H., 71 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai ka humbur jetën nga infarkti.
-ka kallëzuar shtetasja A. K., se prej 2 ditësh është larguar nga banesa, babai i saj, shtetasi K. K., 61 vjeç, banues në Durrës. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.