Ballina Politika PD: Procesverbali për zgjedhjet në Kurbin ishte lapsus… por problemi janë mediat...

PD: Procesverbali për zgjedhjet në Kurbin ishte lapsus… por problemi janë mediat që e raportuan

102
0

Partia Demokratike ka pranuar se në procesverbalin e zgjedhjeve për kryetar të degës Kurbin ka ndodhur një lapsus, por sipas saj problemi i vërtetë nuk është gabimi, por mediat që e raportuan atë.

Në reagimin zyrtar, PD sqaron se në dokument është përdorur gabimisht shprehja “fletë të gjetura në kuti”, ndërkohë që duhej të shkruhej “fletë në dispozicion”. Sipas saj, bëhet fjalë për 1500 fletë të shtypura dhe jo për fletë të gjetura në kuti, siç është shënuar në procesverbal.

Partia e cilëson këtë një pasaktësi terminologjike të shkaktuar nga nxitimi gjatë plotësimit të dokumentacionit dhe thekson se gabimi nuk cenon në asnjë mënyrë procesin e numërimit.

Megjithatë, në vend që diskutimi të ndalet te lapsusi në dokument, PD ka zgjedhur të akuzojë mediat që e raportuan atë, duke i cilësuar si “dashakeqe” dhe në shërbim të qeverisë.

Me pak fjalë: gabimi ishte i PD-së, por problemi – sipas PD-së – janë ata që e vunë re.