Ballina Kronika “Kam vrarë gruan”/ Alarm në Fier, 68-vjeçari telefonon policinë për të “rrëfyer”...

“Kam vrarë gruan”/ Alarm në Fier, 68-vjeçari telefonon policinë për të “rrëfyer” krimin

105
0

Një telefonatë alarmante ka mbërritur rreth orës 14:30 në Sallën Operative të DVP Fier, ku shtetasi S. T., 68 vjeç, banues në fshatin Dukas, ka deklaruar se kishte vrarë bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. T., 64 vjeçe.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e policisë janë nisur drejt vendngjarjes dhe kanë kontaktuar me telefonuesin për të verifikuar situatën.

Nga kontrolli i kryer në banesë rezultoi se ngjarja nuk ishte e vërtetë. Shtetasja Sh. T. u gjet në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa u konstatua se 68-vjeçari kishte bërë kallëzim të rremë në gjendje të dehur.

Policia ka shoqëruar shtetasin S. T. në ambientet e komisariatit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, ndërsa pritet zbardhja e plotë e rrethanave të kësaj ngjarjeje.