Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. N., 21 vjeç, banues në fshatin Shënavlash, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe gjatë kontrollit në banesë iu gjet një sasi municioni luftarak.
Specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Q. L., 73 vjeç, banues në Kavajë, pasi në aksin “Durrës-Kavajë”, automjeti që drejtonte është përplasur me 2 automjete të tjera, me drejtues shtetasit R. K. dhe L. L. Si pasojë e aksidentit, u dëmtuan shtetasit R. K. dhe Q. L., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetaset:
-M. S., 19 vjeçe, pasi dyshohet se ka qëlluar me shuplakë një 16-vjeçare;
-P. Ç., 40 vjeçe, pasi ka kallëzuar shtetasja B. D., se 40 vjeçarja (nëna e 16-vjeçares) e ka kanosur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. X., 50 vjeç, banues në Kavajë, pasi është konstatuar duke kryer punime ndërtimi, pa leje.
Specialistët e DVKM Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. H., 30 vjeç, banues në Malësi të Madhe, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.







