Ballina Aktualitet “Shqiptarët me 100 euro, pushtetarët në luks”, shpërthen blogeri italian ndaj Ramës:...

“Shqiptarët me 100 euro, pushtetarët në luks”, shpërthen blogeri italian ndaj Ramës: Turp, pensionistët mezi mbijetojnë

113
0

Një bloger italian i cili identifikohet në rrjetet sociale si Lambrenedetto XVI denoncon me zë të lartë të vërtetën e hidhur të pensionistëve shqiptarë.

I njëjti bloger Italian i cili vite më parë promovoi Shqipërinë tek italianët për bukuritë e saj sot në një video të publikuar pak ditë më parë denoncon të vërtetën bardh e zi, përtej propagandës së qeverisë për Shqipërinë, nivelin shumë të ulët të pensioneve me të cilët kjo qeveri detyron shqiptarët të jetojnë në një kohë që kostoja e jetesës është shumë e lartë.

Abursdi. Në Shqipëri ku nafta është 2 euro/litri pensionistët në Shqipëri kanë pensionin mesatar 100 euro.

Të ardhura që nuk mjaftojnë as për të mbijetuar. Blogeri Italian ngre zërin ndaj qeverisë dhe politikanëve ‘barkmëdhenj’, që vishen me kostum firmato e lëvizin me makina luksi ndërsa të moshuarve të cilët kanë punuar një jetë u japin të ardhura që nuk mjaftojnë as për të mbijetuar.

‘Duhet t’ju vijë turp” e mbyll ai.

Videoja të cilën Lambrenedetto XVI e titullon ‘’Kjo është skandaloze në Shqipëri’ është bërë virale duke marrë mbi 1 mijë komente, mbi 772 share dhe 6.7 k like. Videoja është komentuar dhe nga shqiptarë të cilët i kanë dhënë të drejtë blogerit Italian për problematikën që ka ngritur.

Fjala e  Lambrenedetto XVI e përkthyer në shqip

Unë jam një nga italianët që kanë bërë që Shqipëria të njihet në Itali për bukurinë e saj.

Shumë shqiptarë fëmijë të gjeneratës së dytë që kanë lindur në perëndim, nuk e dinë, por dhe italianë nuk e di.

A e dini që pensionet në Shqipëri janë 80 =- 100 euro -150 euro në muaj. Ky është pensioni mesatar në një vend ku ti shkon në supermarket ku kushton më shumë se në Itali. Ku benzina është 2 euro litri dhe pensioni 100 euro. Po tallemi. Dmth me 2 mbushje benzinë iku pensioni. Pra kemi pensionistë dhe pensioniste që kanë punuar një jetë dhe qeveria i jep një ‘mizerie’. Po si mund të jetojnë këta njerëz?
Disa mund të kultivojnë në baçe, ose kanë njerëz që jetojnë jashtë. Por nëse nuk i kanë këta njerëz që I dërgojnë diçka ata mund të vdesin. 100 euro pension në një vend ku jeta nuk është ekonomike. Po qeveria çfarë dreqin bëri gjatë këtyre viteve për këta njerëz?  

Është e mundur që politikanët shqiptarët që lëvizin me makina luksoze,me veshje firmato dhe me bark të madh, se nuk më duken të dobët, duhet të lënë popullin, pensionistët të moshuarit me 100 euro? Duhet t’ju vijë turp!