Ballina Sport Ish-legjenda e United përballet me humbje të mëdha financiare pas dështimit të...

Ish-legjenda e United përballet me humbje të mëdha financiare pas dështimit të biznesit të tij

82
0

Ish-‘ylli’ i Manchester United, Ryan Giggs, ka pësuar një humbje financiare të konsiderueshme pas falimentimit të një biznesi ku kishte investuar për më shumë se një dekadë.

Restoranti “George’s Dining Room and Bar”, i hapur në vitin 2014 në Greater Manchester nga Giggs së bashku me miqtë e tij, ka falimentuar vitin e kaluar dhe nuk ka mundur të shlyejë detyrimet e mëdha financiare. Sipas dokumenteve të fundit, biznesi ka lënë borxhe që arrijnë në mbi 563 mijë paundë.

Vetë Giggs ka humbur rreth 99,925 paundë nga investimi personal në këtë sipërmarrje, ndërsa kompania nuk ka arritur të paguajë as një faturë prej 22 mijë paundësh ndaj likuidatorëve.

Gjendja financiare e restorantit rezulton tepër e rënduar, me detyrime të shumta, përfshirë taksa të papaguara, kredi bankare dhe paga ndaj punonjësve.