Kimberley Garner ka tërhequr vëmendjen gjatë pushimeve të saj luksoze në Saint-Tropez, ku është shfaqur në formë të shkëlqyer fizike.
Ish-ylli i “Made in Chelsea” është fotografuar teksa pozon me vetëbesim në një bikini të verdhë minimaliste, duke vënë në pah linjat e saj trupore.
Ajo dukej në humor të mirë, ndërsa shijonte diellin dhe ambientin bregdetar të njohur të rivierës franceze.
Pamjet e saj janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe mediat rozë, duke marrë komente të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë vlerësuar stilin dhe paraqitjen e saj elegante.
Garner njihet për prezencën e saj të fortë në botën e modës dhe stilit të jetesës, dhe paraqitjet e saj të fundit vetëm sa e forcojnë këtë imazh.







