Ballina Kronika Vuante nga disa sëmundje, ndërron jetë i burgosuri në burgun e Fierit

Vuante nga disa sëmundje, ndërron jetë i burgosuri në burgun e Fierit

73
0

Një i burgosur ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm teksa është ndjerë keq në burgun e Fierit. Bëhet fjalë për 69-vjeçarin Luan Bundo, i cili vuante dënimin në burgun e Fierit që prej datës 6 gusht 2021, i transferuar nga institucioni “Jordan Misja”.

Sipas të dhënave, ai kishte disa probleme shëndetësore dhe trajtohej për hipertension arterial, diabet, hipertrofi të prostatës, çrregullim ankthi dhe hiperuricemi.

Mësohet se Bundo është transportuar mëngjesin e sotëm drejt Spitalit Rajonal Fier, me shenja jete, por pavarësisht ndërhyrjeve ka ndërruar jetë. Më pas trupi është dërguar në morg.

Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.