Ballina Aktualitet Begaj dekreton ligjin për amnistinë penale, përfitojnë 1335 të dënuar! Fitojnë menjëherë...

Begaj dekreton ligjin për amnistinë penale, përfitojnë 1335 të dënuar! Fitojnë menjëherë lirinë 466 persona

41
0

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar sot shpalljen e ligjit ‘Për dhënie amnistie’. Ky ligj mori dritën jeshile nga Kuvendi me 84 vota pro më 18 qershor, nga i cili do të përfitojnë 1335 të dënuar.

Sipas projektligjit të miratuar me votat e Partisë Socialiste dhe ato të PSD-së, 466 persona do të lirohen menjëherë nga burgu, prej të cilëve 11 janë gra dhe 1 i mitur. Ndërkohë, 869 të tjerët do të përfitojnë ulje dënimi, mes tyre 8 gra dhe 1 i mitur. Amnistia penale hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.