Në “Equos Resort” pasi aty Agasi disponon disa vila të ndërtuara pa leje. Aty sipas SPAK, po planifikohej që të ndërtoheshin të tjera resorte me eksponentë të krimit. Po ashtu është bllokuar dhe tokë që disponohet nga Agasi, njeriu më i kërkuar dhe përfolur në drejtësinë shqiptare aktualisht.
Lidhur me një sipërfaqe toke në Farkë rezulton se: Pasuria me nr.73, ndodhur në zonën kadastrale 3091, e llojit Arë me sipërfaqe 10 300 m², ndodhur në Njësinë Administrative Farkë, Tiranë, vol.2 fq.128. Kjo pasuri e paluajtshme ka kaluar në pronësi me kontratën e shitjes nr. 11/10 rep/kol datë 08.02.2021 mbajtur para notere E. J midis shtetasve A. Lamja, H. Lamja, Q. Lamja etj si shitës, shtetasit A dhe N Alliu si dhënës pëlqimi dhe shtetasve Ergys dhe Megi Agasi si blerës, me çmim shitje 55.000 Euro ose 6 EUR m2, të cilat do të derdhen në llogarinë e posaçme ESCROE të noteres hapur.
Gjithashtu më vonë, më datë 02.03.2021 shtetasit A. Alliu dhe N. Alliu kanë shkëmbyer pjesën e tyre takuese në pasurinë e mësipërme me pasurinë 744/4 ZK 3091 në pronësi të shtetasit Ergys Agasi dhe M. Agasi me kontratën e shkëmbimit me nr. 18/16 rep/kol, mbajtur pranë noteres Enina Juniku. Më datë 06.03.2021 lidhet kontratë sipërmarrje (për marrjen për investim të një sip toke) midis shtetasit Ergys Agasi dhe M. Agasi si pronarë të truallit dhe subjektit “Eldemar Construction” me nipt L01714506V me ortak dhe administrator shtetasit Elvis Doçi, për të realizuar një bashkëinvestim në realizimin e një projekti ndërtimor “Kompleksi rezidencial Vila” me sip zhvillimore 10 300 m2, ku pala pronare e truallit do të përfitojë 50% të sipërfaqes së përgjithshme ndërtimore të objektit të parashikuar në projektin që do të miratohet”, thuhet në dosjen e SPAK.
Agasi është cilësuar më herët si eminenca gri e kryeministrit dhe lidhje e fortë e klanit Troplini në Durrës, që drejtohet nga Xhevdet Troplini, i njohur si Poja.
Forcat policore ndodhen pranë këtij resorti për të bërë vendimin për sekuestrimin e pasurive ndërsa po vijon dhe ndërtimi për një vile që do të duhet të kontrollohet na institucionet përkatëse, ndërsa pretendohet se po ndërtohej pa leje







