Zbulohet kontrata e qerasë me vlerë 2 milion e 500 mijë lekë të vjetra në muaj që Mirlinda Karçanaj, firmosi me kompaninë “Forensic-Lab” që administrohet nga Erisa Malellari, një punonjëse e Ermal Beqirit.
Kontrata ka qenë me afat 4 vjeçar, por pas 3 muaj nga nënshkrimi kjo kontratë qeraje është revokuar nga palët dhe parapagesa për një periudhë 1 vjeçare është kthyer mbrapsht nga kompania “Forensic-Lab” tek Mirlinda Karçanaj.
Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se fillimisht kontrata është lidhur në 29 mars 2017. Firmëtarë janë Mirlinda Karçanaj dhe nëna e saj Gjenovefa Karçanaj dhe qiramarrësit e shoqërisë “Forensic-LAB” përfaqësuar nga administratorja Erisa Malellari.
Qiradhënëset rezultojnë të jenë pronare të një apartamenti me sipërfaqe 92.5 m2, të ndodhur në rrugën e Kavajës.
Afati i qerasë ka qenë për një periudhë prej datës 15 mars 2017 dhe përfundon më datë 15 mars 2021.
Qiraja mujore do të jetë në vlerën 250,000 lekë të reja dhe palët kanë rënë dakort që në momentin e hyrjes në fuqi të kësaj kontrate të paguajnë një parapagim prej 12 muajsh.
Kjo kontratë rezulton të jetë revokuar përmes një kontratë të dytë noteriale e firmosur nga palët në datën 2 qershor 2017.
Me revokimin e kësaj kontrate palët Mirlinda, Gjenovefa Karçanaj dhe Erisa Malellari, kanë rënë dakort që qiradhënësi të kthejë shumën e paguar nga pala qeramarrëse.
Me likuidimin e kësaj shume nëpërmjet llogarive bankare ekzistuese palët, nuk kanë asnjë pretendim ndaj njëri-etrit. Kontrata është nënshkruar nga Mirlinda Karçanaj dhe administratorja e shoqërisë “Forensic-Lab”, Erisa Malellari.
Nga ana tjetër rezulton se shoqëria “Forensic-LAB”, ka kontrata bashkëpunimi me shoqërinë “Soft & Solutions” të Ermal Beqirit, sikurse është kontrata e datës 23 dhjetor 2017 që kanë të bëjnë me objekte në fushën e informacionit.
Por Erisa Malellalri del bashkëaksionere Arjola Koromanin dhe tek kompania “INGË-T”, tashmë e pezulluar.
Njëherësh nga deklarimet e Leka, gjatë fazës së hetimeve, ka deklaruar se ka qenë e punësuar në shoqërinë “Soft& Soulutin” dhe gjatë intervistës së punës mban mend Ermal Beqirin, Arjola Koroman një shtetas tjetër.
Ajo ka deklaruar se ka dijeni se pronare i shoqërisë ka qenë Arjola Koromani dhe se tek ajo përgjigjej. Ndërsa për çështje të natyrës teknike i është thënë se duhet t’i drejtohet vetëm Ermal Beqiri.
Më tej ajo ka deklaruar se e njeh Erisa Malellarin dne se ajo ka qenë e punësuar tek e njëjta shoqëri “Soft & Solution”dhe është larguar para saj.
Leka, ka deklaruar më tej në SPAK se e njeh Meri Manaj, pasi ka qenë programuese, por Taulant Seferi nuk i thotë gjë si emër, duke shtuar se Artan Babaramo nuk e njeh.
Ajo tregon se me Erisa Malelleri dhe Arjola Koromani, ka diskutuar të blenin një makinë, pasi do krijonin një shoqëri bashkë dhe i duhej një mjet. Ajo mban mend që ka blerë një makinë por nuk e ka përdorur dhe as e ka parë ndonjëherë dhe se nuk e ka ditur që e ka blerë nga Erisa Malellari./Syri







