Ballina Politika “DIA–CEZ, aferë mafioze”, Blushi publikon dëshminë tronditëse të ish-bodigardit të Peleshit: Nuk...

“DIA–CEZ, aferë mafioze”, Blushi publikon dëshminë tronditëse të ish-bodigardit të Peleshit: Nuk e ka parë kurrë..

118
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, deklaroi se marrëdhënia mes DIA dhe CEZ përbën një “aferë mafioze”, duke publikuar dëshminë e Ali Cena.

Sipas tij, Cena është përdorur si administrator fiktiv, pasi ka pohuar në gjykatë se nuk ka pasur dijeni për kompaninë dhe nuk ka firmosur dokumente.

Blushi akuzon për përfshirje Kryeministrin Edi Rama dhe hedh poshtë çdo lidhje të Ilir Meta me çështjen, ndërsa kritikon SPAK për moshetim të plotë të aferës së pretenduar prej 479 milionë eurosh.

Blushi:

Sot do të provojmë, mbështetur si përherë vetëm mbi fakte dhe prova ligjore se si kompania DIA dhe marrëdhënia e saj me kompaninë CEZ, është një histori mafioze, ku është përfshirë drejtpërdrejt, Edi Rama dhe ku është konsumuar dhe afera e madhe korruptive e 479 milion eurove të shqiptarëve që Rama ja fali CEZ-it.

Faktet ligjore, që do të publikojmë sot janë shumë interesante, ato provojnë se badigardi i Niko Peleshit, Z. Ali Cena është përdorur si bedel, jo vetëm për të hequr Z. Kastriot

Ismailaj si administrator të DIA-s, por edhe si mashë për të arritur marrëveshjen e madhe mes Kryeministrit Edi Rama, pronares së DIA-s, Rebecca Gaskin dhe CEZ, për ndarjen e 479 milion eurove të taksapaguesve shqiptarë.

Pse themi DIA-histori mafioze dhe pse e cilësojmë përdorimin e badigardit të Niko Peleshit si bedel?

Sepse Z. Ali Cena, në deklarimet e tij të dhëna para gjykatës pohon se:

Nuk e ka parë kurrë vulën e DIA-s.

Nuk i ka parë kurrë dokumentat e DIA-s.

Nuk ka qenë kurrë te adresa e DIA-s.

Nuk ka nënshkruar kurrë si përkthyes i gjuhës angleze pranë QKR, pasi nuk dinte anglisht. Madje, ka pohuar se shkrimi në anglisht nuk është shkrimi i tij.

Vetëm kur ka dëgjuar në televizion më vonë ka kuptuar se çfarë ishte DIA thotë “administrator” i emëruar nga pronarja e DIA-s, Rebecca Gaskin, Kryeministri Edi Rama dhe QKR.

Madje dhe vetë pronaren thotë se e ka takuar vetëm njëherë si një shoqe e një shokut tim.

Vijojmë konkretisht me dëshminë e tij (DOKUMENTAT BASHKËLIDHUR)

Faktet janë asgjësuese dhe sot edhe qytetari më i fundit shqiptar e ka të qartë si drita e diellit që Ilir Meta nuk ekziston asgjëkundi, ka zero prova dhe lidhje me DIA dhe e gjithë kjo lojë mafioze e SPAK-ut me regji është në funksion vetëm të mbylljes së aferës, për të mos hetuar dhe cuar para drejtëesisë, ideatorët dhe përfituesit e aferës 479 milion euro.

Këto fakte kanë rëndësi të jashtëzakonshme jo vetëm për të kuptuar thelbin e historisë mafioze që fshihet pas DIA-s, por janë një alarm për klimën e biznesit në vend, sesi si regjistrohet adminitratorët e kompanive në QKR dhe se si përdoren skema mafioze për të gllabëruar taksat e shqiptarëve..