Prokuroria e Posaçme iu rikthyer veprimeve hetimore për dosjen “Veliaj”.
Mësohet se të mërkurën, 22 prill, me vendim të Gjykatës së Posaçme, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë shkuar në zyrat e kompanisë “Gogël” të Arbër Veliajt, vëllait të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj duke kqyrur dhe sekuestruar disa kontrata, fatura shërbimesh e dokumenta, informon gazetari i Syri Tv, Fatjon Gjinaj.
Këtë të enjte, ( 23 prill) mbrojtja e Arbër Veliajt ka ankimuar këto veprime në Gjykatën e Posaçme, ndërsa seanca u mbajt sot ku pati debate mes palëve.
Gjyqtarja Atalanta Zeqiraj shtyu seancën për në një datë tjetër për shkakqe proceduriale që duheshin plotësuar.
Avokatët pretenduan se kontrollet dhe këqyrja e disa dokumentave, fatura shërbimi dhe kontratave ka qenë e paligjshme. Seanca u bë me dyer të mbyllura, dhe nuk dihet ende nëse në kuadër të këtyre kontrolleve janë sekuestruar ose jo sende e prova me vlerë. Mësohet se dosja Veliaj është ndarë në fraksion dhe veprimet janë bërë në kuadër të këtij fraksioni.







