Ballina Sport Dinamo shkon në finalen e Kupës, fiton ndaj Vllaznisë

Dinamo shkon në finalen e Kupës, fiton ndaj Vllaznisë

77
0

Dinamo është finaliste e Kupës së Shqipërisë. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë ndaj Vllaznisë, dinamovitët fituan 0-1 në aktin e kthimit në Shkodër. Rastet nuk munguan në këtë takim, me Bekim Balaj që pati shansin më të artë për ekipin e Martinit.

Të besuarit e Ilir Dajës kaluan në avantazh me Dejvi Bregun, i cili finalizoi në mënyrë perfekte një kundërsulm. Dinamo do të përballet në finalen e Kupës së Shqipërisë kundër skuadrës së Egnatias, në një ndeshje që premton spektakël dhe emocione të mëdha.