Ballina Lifestyle Rihanna “thyen rrjetin” me paraqitje provokuese në koleksionin e ri të Savage...

Rihanna “thyen rrjetin” me paraqitje provokuese në koleksionin e ri të Savage X Fenty

95
0

Rihanna “shpërtheu” internetin të enjten duke publikuar disa fotografi tërheqëse në Instagram.

Këngëtarja e hitit “Diamonds” u shfaq me një set të kuq të brendshmesh me motive lulesh nga koleksioni i saj veror i Savage X Fenty.

Dizajnerja bëri një punë të shkëlqyer duke i modeluar vetë këto veshje, duke vënë në pah një reçipetë të hapur, një tanga G-string dhe një minifund me një hapje në pjesën e pasme që zbulonte më shumë nga sa pritej.

Fansat reaguan menjëherë ndaj imazheve, duke thënë se ajo “është më seksi se kurrë” dhe se “duhet të arrestohet për sa e zjarrtë duket”.

Përshkrimi që shoqëronte fotot ishte: “Një moment për këtë pamje të @badgalriri 😍 Koleksioni Monamour është tashmë i disponueshëm në savagex.com.”