Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00 në aksin Elbasan–Cërrik, në zonën e fshatit Mjekës, pranë një servisi automjetesh.
Sipas të dhënave paraprake, në përplasje janë përfshirë dy automjete, një “Benz” me targë AA170SR dhe një “Volkswagen Caddy” me targë AA968VM.
Përplasja ka qenë e fortë dhe drejtuesi i mjetit “Benz” ka humbur jetën në vend.
Drejtuesi i automjetit tjetër është dërguar me urgjencë në spital dhe po merr trajtim mjekësor, ndërsa nuk ka ende informacion të plotë për gjendjen e tij.
Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të sqaruar shkaqet e aksidentit.







