Ballina Kronika Vrasja në Memaliaj/ Gjykata i Gjirokastrës lë në ‘arrest shtëpie’ 2 prej...

Vrasja në Memaliaj/ Gjykata i Gjirokastrës lë në ‘arrest shtëpie’ 2 prej të arrestuarve!

82
0

Gjykata e Gjirokastrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Dali Nelën dhe vjehrrin e tij Aldo Kalemi të arrestuar pas vrasjes së 30-vjeçarit Endri Goxhajt mbrëmjen e 21 prillit në qendër të Memaliajt. Në seancë u paraqitur vetëm Kalemi pasi Dali Nela ka mbetur i plagosur atë mbrëmje me 4 plumba dhe ndodhet në spital.

Sipas prokurorisë, sherri ka nisur mes dy personave që nuk ishin pjesë e asnjë grupi rival. Më pas kanë ndërhyrë personat e arrestuar. Viktima, Endri Goxhaj, në këtë moment ka nxjerrë pistoletën dhe ka shtënë në drejtim të Dali Nelës, duke shkrehur katër plumba.

Pasi Nelaj ka rënë në tokë ndërsa në një distancë prej rreth 2 apo 3 metrash nga ai, kanë qenë dy vëllezërit e tij, Donaldo dhe Marjoldo Nela, të cilët, kur kanë parë përtokë vëllanë e tyre, kanë reaguar duke nxjerrë nga brezi pistoletat dhe kanë qëlluar në drejtim të Endri Goxhajt. Ky i fundit, mesa duket, ishte i papërgatitur për reagimin me armë të vëllezërve të Dali Nelajt, dhe kjo është dukur edhe nga pamjet filmike, ku shihet se nuk ka vepruar me pistoletë në momentin kur i ka ardhur breshëria me armë.

Pas kësaj, dy vëllezërit e Dali Nelajt, Donaldo dhe Marjoldo, kanë marrë me automjetin e tyre vëllanë e plagosur dhe e kanë çuar me urgjencë në drejtim të Spitalit të Gjirokastrës, e më pas janë larguar në drejtim të paditur.

Ndërkohë sot do të bëhet dhe vlerësimi i masës së sigurisë për të arrestuarin tjetër Ermal Mataj, gjithashtu i përfshirë në ngjarje. Sakaq, në kërkim për vrasjen e Endri Goxhajt janë shpallur në kërkim Donaldo dhe Marjaldo Nela, 2 vëllezërit e tjerë të Dali Nelës.