Ballina Kronika Dr.Burgjeve reagon për aksidentin tragjik në Lezhë: Humb jetën shefi i shëndetësisë...

Dr.Burgjeve reagon për aksidentin tragjik në Lezhë: Humb jetën shefi i shëndetësisë së IEVP-së dhe vajza e tij

85
0

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar pas aksidentit tragjik të ndodhur mbrëmjen e 25 prillit 2026 në aksin rrugor Lezhë–Gjader, në zonën e njohur si Gocaj, ku humbën jetën dy persona.

Në njoftimin zyrtar bëhet e ditur se viktimat janë Dr. Anton Keçi, 52 vjeç, Shef i Shëndetësisë në IEVP Lezhë, dhe vajza e tij 20-vjeçare, studente në vitin e dytë në Fakultetin e Mjekësisë.

Sipas njoftimit, aksidenti ka ndodhur si pasojë e daljes së automjetit nga rruga.

Drejtoria e Burgjeve vlerëson figurën e Dr. Keçit, i cili kishte shërbyer për rreth 6 vite në sistemin penitenciar, duke lënë pas një kontribut të çmuar profesional dhe njerëzor.

“Në këto momente të rënda, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe të afërmit,” thuhet në reagim, ndërsa institucioni thekson se qëndron pranë familjes së të ndjerit në këtë dhimbje të madhe.