Ballina Kulturë ​122 vjet të ndarjes nga jeta të Sami Frashërit, intelektualit që i...

​122 vjet të ndarjes nga jeta të Sami Frashërit, intelektualit që i kushtoi jetën çështjes kombëtare

66
0

Më 18 qershor 1904, u nda nga jeta Sami Frashëri, pas një jete në përkushtim të kauzës atdhetare.

Samiu, ishte intelektual, gazetar, leksikograf, dramaturg dhe një ndër ideologët kryesorë të Rilindjes Kombëtare. Ai ishte mendimtari më i shquar i nacionalizmit shqiptar. Duke ndjekur shembullin e vëllezërve, Abdylit dhe Naimit, Samiu shfaqi zell të pangjashëm në lëvizjen kombëtare.

Sami Frashëri drejtoi revistat e para në gjuhën shqipe ‘’Drita’’ dhe ‘’Dituria’’ në Stamboll. Nga tetori i vitit 1879 drejtoi “Shoqërinë e të shtypurit shkronjat shqip”. Ai është autor i mbi 50 veprave në gjuhën shqipe, turke dhe arabe, disa prej të cilave janë: “Abetare e gjuhës shqipe” (1886), “Kamus al Alam”, enciklopedia turke (1889–1896), “Shkronjtore e gjuhës shqipe” (1886).

“Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet” (1899) ishte vepra e cila shtjelloi idetë mbi çështjen kombëtare. Ajo u botua në Bukuresht në vitin 1899 pa emrin e tij dhe arriti të bëhej manifesti politik i lëvizjes kombëtare.