Organizatorët e protestës që mbahet prej 19 ditësh në Tiranë kanë publikuar në rrjete sociale një peticion të quajtur: “SHQIPËRI E RE = KUSHTETUTË E RE”.
Sipas tyre, nisma synon të nxisë krijimin e një sistemi të ri kushtetues të bazuar në demokraci pjesëmarrëse dhe shtet të mirëqenies.
Në dokument theksohet se qëllimi i tij është “rikthimi i sovranitetit te qytetarët” dhe ndryshimi i modelit aktual të qeverisjes, të cilin autorët e peticionit e përshkruajnë si të dominuar nga interesa të ngushta politike dhe ekonomike. Në peticion renditen shtatë shtylla kryesore për një Kushtetutë të re:
* fuqizimi i rolit të qytetarit në vendimmarrje dhe kufizimi i rolit të partive politike;
* vendosja e referendumeve të detyrueshme për çështje kushtetuese dhe ligje me rëndësi strategjike;
* kufizimi i mandateve në maksimumi dy për deputetët dhe kryetarët e bashkive;
* krijimi i mekanizmit të shkarkimit popullor (recall) për zyrtarët e zgjedhur;
* përfaqësim institucional i diasporës përmes një dhome të dytë parlamentare;
* orientim i ekonomisë drejt prodhimit vendas dhe rritjes së rolit të shtetit në bujqësi dhe industri;
* hapa drejt bashkimit ekonomik dhe monetar me Kosovën, siç cilësohet në tekst “hapi përfundimtar drejt bashkimit kombëtar”.
Në thirrjen për mbështetje, peticioni u bën apel qytetarëve që ta nënshkruajnë dhe ta shpërndajnë, duke e konsideruar nismën si një lëvizje për “çlirimin e vendit nga interesat oligarkike” dhe për ndërtimin e një sistemi më të drejtë dhe gjithëpërfshirës. Dokumenti mbyllet me një thirrje për pjesëmarrje qytetare, ku theksohet se ndryshimi, sipas autorëve, “nuk vjen nga ata që përfitojnë nga status quo-ja, por nga ata.







