Ballina Aktualitet Ardit Bido përballet me protestuesit para Parlamentit, ndërhyn policia pas tensioneve

Ardit Bido përballet me protestuesit para Parlamentit, ndërhyn policia pas tensioneve

62
0

Deputeti socialist Ardit Bido u përball me protestues para Parlamentit, ku u rrethua nga një grup qytetarësh që e akuzuan me thirrje si “hajdut”. Bido hyri në debat me ta, duke i pyetur se çfarë u kishte vjedhur.

Situata u tensionua për disa momente, duke sjellë ndërhyrjen e policisë për ta larguar deputetin nga turma. Gjatë incidentit, një protestues u neutralizua nga efektivët pasi tentoi të ndiqte policët që po shoqëronin Bidon. Pavarësisht tensioneve, ngjarja përfundoi pa përplasje.