Ballina Kronika KAVAJE/ Lëvizte i armatosur me armë zjarri pistoletë, kapet dhe vihet në...

KAVAJE/ Lëvizte i armatosur me armë zjarri pistoletë, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit dhe municioni luftarak

106
0

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për identifikimin dhe kapjen e shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Fast”.

Si rezultat i operacionit, në lagjen nr. 2, Kavajë, u lokalizua dhe u kap shtetasi F. Rr., i cili lëvizte në këmbë.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i gjetën 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilën e posedonte pa leje.

Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. Rr., 32 vjeç, banues në Kavajë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.