Ballina Aktualitet Sot në GJKKO gjyqi në themel për Erion Veliajn! Kryebashkiaku kërkesë për...

Sot në GJKKO gjyqi në themel për Erion Veliajn! Kryebashkiaku kërkesë për transmetim live të seancës

99
0

Në GJKKO do të zhvillohet sot seanca për gjykimin në themel për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe 16 personat e tjerë dhe 12 shoqëri tregëtare dhe organizata.

Kujtojmë se seanca e fundit u mbajt më 15 prill dhe u shty për shkak se thuhet se Veliaj nuk u njoftua. Ndërkohë mësohet se ky i fundit ka bërë kërkesë që seancat gjyqësore të transmetohen live për mediat.

Veliaj, kujtojmë se, ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit 2025, ndërsa SPAK e dërgoi kërkesën për ta kaluar dosjen për gjykim 5 muaj më parë. Mbi të rëndojnë 13 akuza, përfshirë këtu korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, futje e sendeve në burg, dhe shpërdorim detyre.