Ballina Lifestyle Ylli i futboollit anglez kapet “mat” i dehur duke fjetur në lokal,...

Ylli i futboollit anglez kapet “mat” i dehur duke fjetur në lokal, imazhet virale

142
0

Futbollisti i njohur anglez Jack Grealish është rikthyer në qendër të vëmendjes, por kësaj radhe jo për paraqitjet në fushë, por për sjelljen e tij jashtë saj.

Sipas “The Sun”, mesfushori është fotografuar në një gjendje të sikletshme, i ulur dhe i përgjumur në një karrige në një bar rooftop në Manchester, ndërsa miqtë e tij përpiqeshin ta zgjonin. Pamjet janë bërë shpejt virale në rrjetet sociale dhe kanë ngjallur shumë diskutime.

Raportohet se incidenti ka ndodhur më 25 prill, gjatë një daljeje pasdite në lokalin “Stories” në Manchester. Sipas dëshmitarëve të cituar nga media, Jack Grealish kishte konsumuar alkool në sasi të madhe gjatë qëndrimit në lokal, para se të fotografohej në gjendjen e fjetur.

Ngjarja vjen në një moment kur futbollisti ndodhet jashtë fushave që prej 18 janarit, pas një frakture stresi të pësuar gjatë ndeshjes kundër ish-klubit të tij Aston Villa. Ai aktualisht është i huazuar te Everton nga Manchester City dhe ka mbyllur sezonin para kohe me 22 paraqitje, 2 gola dhe 6 asistime.

Nuk është hera e parë që Jack Grealish përfshihet në tituj për sjellje jashtë fushës, pasi në të kaluarën është komentuar shpesh për incidente të ngjashme gjatë jetës së tij private.