Ballina Bota Tentoi të vriste Presidentin Trump gjatë darkës me gazetarët/ 31-vjeçari Cole Allen...

Tentoi të vriste Presidentin Trump gjatë darkës me gazetarët/ 31-vjeçari Cole Allen nuk mohon akuzat, ja vendimi

97
0

Cole Allen, 31-vjeçari i cili ka dalë para gjykatës për të shtënat me armë në darkën e Trump me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë nuk i ka mohuar akuzat që rëndojnë ndaj tij duke pranuar të qëndrojë në paraburgim.

Allen akuzohet për përpjekjen për të vrarë Presidentin Donald Trump gjatë darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë të shtunën e kaluar dhe ka pranuar të mbetet në paraburgim ndërsa çështja e tij vazhdon.

Prokurorët thonë se Allen e planifikoi me kujdes sulmin ndaj Trump dhe zyrtarëve të tjerë të qeverisë amerikane, të cilët po darkonin me rreth 2,600 gazetarë, politikanë dhe të tjerë në sallën e vallëzimit të Hotel Hilton në Uashington.

Sipas dokumenteve të gjykatës, ai udhëtoi nga Kalifornia në Uashington i armatosur me një pushkë, një pistoletë .38 milimetër, thika dhe doreza, dhe kishte për qëllim “të kryente vrasje masive në një dhomë të mbushur me zyrtarët më të lartë të qeverisë amerikane”.

Allen akuzohet për tentativë vrasjeje, përdorim të një arme gjatë kryerjes së një krimi të dhunshëm dhe transport të paligjshëm ndërshtetëror të armëve dhe municioneve. Avokatët e tij kanë përmendur pretendime për gabime në hetim, përfshirë nëse Allen qëlloi një agjent të Shërbimit Sekret, dhe theksuan se ai nuk ka pasur arrestime ose dënime të mëparshme, si dhe është anëtar aktiv i komunitetit të tij të krishterë.

Prokurorët nuk pretenduan se Allen qëlloi agjentin, të cilin fillimisht menduan se e shpëtoi jeleku antiplumb. Sipas dokumenteve, i dyshuari qëlloi drejt shkallëve që të çonin në sallën e vallëzimit.

Prokurorët cituan gjithashtu një email të Allen, i cili dyshohet se i dërgoi të afërmve, ku ai e quante presidentin amerikan tradhtar dhe kriminel, pa përmendur emrin e tij direkt.