Ballina Politika “Meta iku nga shtëpia kur kërcënova vjehrrin dhe gruan e Tedi Blushit”,...

“Meta iku nga shtëpia kur kërcënova vjehrrin dhe gruan e Tedi Blushit”, Kryemadhi: Sot për mua është ish-koleg, s’më intereson fare

163
0

E pyetur për marrëdhënien e saj personale me ish-presidentin Ilir Meta, Monika Kryemadhi gjatë intervistës në “Kjo Javë” tha se Meta është larguar nga banesa pas përplasjeve familjare ku shkak u bë kërcënimi që ajo i bëri vjehrrit dhe gruas së Tedi Blushit.

Kryemadhi tha se sot e konsideron Metën vetëm si ish-koleg dhe si babain e fëmijëve të saj.

“Unë nga Ilir Meta jam ndjerë e paragjykuar qëkur iku nga shtëpia dhe e gjykuar dhe e përdorur në maksimum. Për atë nuk më intereson fare më. E shoh si koleg dhe ish koleg të politikës time, në aspektin njerëzor e shoh si babain e fëmjës tim.

Ai ka ikur nga shtëpia sepse unë i kam kërcënuar vjehrrin dhe gruan e Tedi Blushit. Është thirrur vjehrri i Tedi Blushit në SPAK dhe më pas u bë n/drejtor i spitalit të burgut.

Pastaj ka filluar agresiviteti, më thonte ti më përgjon, je bërë bashkëpunëtore e SPAK dhe më pas iku.

Ana njerëzore e divorcit tim nuk ka lidhje me vendimet politike të miat apo Ilir Metës”, tha Kryemadhi.

Në të njëjtën kohë, ajo hodhi akuza ndaj SPAK, duke pretenduar se pjesa më e madhe e dosjes ndaj saj mbështetet në raportime mediatike dhe jo në prova konkrete.

Kryemadhi vuri në dyshim akuzat për korrupsion dhe pastrim parash, duke kërkuar që procesi gjyqësor të jetë transparent dhe i hapur për publikun.

Monika Kryemadhi: 90 përqind e dosjes është me akuza mediatike, asnjë akuzë nuk pranoj, Si mund të ketë bërë mamaja ime pastrim të veprës penale? Kush është vepra penale, si ka marrë para për një vepër penale në ajër. Ke dashur të blesh shtëpi dhe për një pr.ligj që kanë propozuar Edi Rama dhe Damian Gjiknuri.

Nëse paska prova dhe fakte SPAK pse ka frikë nga media që ta ndjekin live procesin gjyqësor.

A ke prova, a ka korruptuar Monika 2 deputetët? Unë kam patur 3 kalamaj, doja 3 dhoma gjumi për fëmijët dhe për 3 muaj.

Erl Murati; SPAK thotë se u tërhoqët se kjo cështje u bë publike.

Monika Kryemadhi: Ilir Meta s’dinte gjë.

Unë nga Ilir Meta jam ndjerë e paragjykuar qëkur iku nga shtëpia dhe e gjykuar dhe e përdorur në maksimum. Për atë nuk më intereson fare më. E shoh si koleg dhe ish koleg të politikës time, në aspektin njerëzor e shoh si babain e fëmjës tim.

Ai ka ikur nga shtëpia sepse unë i kam kërcënuar vjehrrin dhe gruan e Tedi Blushit. Është thirrur vjehrri i Tedi Blushit në SPAK dhe më pas u bë n/drejtor I spitalit të burgut.

Pastaj ka filluar agresiviteti, më thonte ti më përgjon, je bërë bashkëpunëtore e SPAK dhe më pas iku.

Ana njerëzore e divorcit tim nuk ka lidhje me vendimet politike të miat apo Ilir Metës.

Unë mendoj se SPAK ka ndërhyrë përmes personave të infiltruar për të krijuar një mosbesim të Metës jo vetëm ndaj meje por gjithë stafit tim të vjetër.

Ajo që më ka vrarë është kur një njeri që ka jtuar 30 vjet me mua dhe kam bërë cdo gjë dhe kam dhëë maksimumin, midis besueshmëriisë, unë jam shumë dakord që më shkel përballë nënës e babait, por s’më shkel me këmbë përballë dikujt që e ke rrogtar dhe e ke njohur në Presidencë dhe të cënosh identitetin tim.

Nëse nuk do të ishte kjo dosje, ne të dy do të ishim bashkë.