Ballina Kosovë Zgjedhjet e parakohshme do të kushtojnë 10 milionë e 887.186 mijë euro

Zgjedhjet e parakohshme do të kushtojnë 10 milionë e 887.186 mijë euro

84
0

Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kanë miratuar planin e buxhetit për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, në shumën prej 10 milionë e 887.186 euro.

Ky plan u miratua me 10 vota pro dhe asnjë kundër

Violeta Salihu tha se sekretariati i KQZ-së ka përgatitur planin e buxhetit për zgjedhjet e parakohshme, bazuar në kërkesat e njësive përkatëse, ku shuma totale e buxhetit të planifikuar arrin shumën 10 milionë e 887.186 euro.

Sipas saj, nga ky buxhet shkojnë paga dhe shtesa shuma 221 mijë euro, mallra dhe shërbime 10 milionë e 621 mijë euro, shpenzime komunale 32 mijë euro dhe pasuritë jo financiarë-kapitale, 13 mijë euro.