Ballina Politika “Nuk mund të funksionojë një parti, vetëm me statut”/ Zgjedhjet në PD,...

“Nuk mund të funksionojë një parti, vetëm me statut”/ Zgjedhjet në PD, Elezi: Berisha po e çon drejt shkatërrimit

79
0

Në një intervistë televizive Ibsen Elezi u shpreh se ish deputeti i PD Ervin Salinji duhet të ishte kandidat për garën për kryetar në PD. Ai theksoi se Salianjin e shpallën hero, por më pas e shpallën armik, dhe kjo sipas tij tregon se në parti nuk ka rregull dhe se mungon transparenca dhe besimi.

“Problemi është që bashkësia e rregullave buron nga statuti, dhe rregullorja e PD ka një periudhë të gjatë, nuk kanë ekzistuar këto rregullore. Nuk mund të funksionojë një parti vetëm me statut. Çdokush duhet të njihet me kriteret duhet të jenë transparente.

PD e ka quajtur burgosje politike dhe Salianjin e shpallën hero. Sipas qëndrimeve të PD ky penalitet nuk duhet të ishte për Salianjin sepse e theksova i kanë thënë hero. Dhe Salianji ka marrë një barrë për partinë, në përballje politike me kundërshtarin politik.

Dhe barra e penalitetit të zotit Salianji i lind drejtpërsëdrejti nga penaliteti që i kanë dhënë strukturat e kësaj partie. Por më pas a e ka marrë vetë Salianji, pak rëndësi ka kjo. Por Salianji duhet të ishte kandidat, sepse nuk mund të përjashtohej nëpërmjet këtij neni, sepse kjo e fut PD në një qorrsokak tjetër, sepse një ditë të shpallin hero dhe një ditë armik bëhesh subjekt i pabesueshëm. Pra krijon idenë se nuk ka rregull dhe se humbet besimi”, tha ai.

Më tej gjatë intervistës Ibsen Elezi nënvizoi se një forcë politike duhet të përmirësohet dhe jo të degradohet në gjendjen që është PD sot.

“ Zoti Berisha ecën me dy objektiva një që e shpall dhe një që e ka në mendjen e vet. Berisha nuk është Noka, Vokshi apo Edi Paloka. Berisha e ka formimin dhe inteligjencën, dhe po e çon me vetëdije drejt shkatërrimit subjektin politik.

A e ka mision apo është i kapur peng për shkak të situata familjareve në të cilat ndodhet, kjo ha diskutim. E kam thënë që kjo forcë po shkon drejt degradimit. Sepse po thyen kolonat e kësaj ndërtesa që janë, funksionimi institucional, Kryesia, Këshilli Kombëtar, çon në zhbërjen graduale të PD dhe sjell uljen elektorale të saj”, tha ai.