Ballina Politika “Të papranueshme dhe të dëmshme”, AGSH reagon ashpër ndaj kreut të PD:...

“Të papranueshme dhe të dëmshme”, AGSH reagon ashpër ndaj kreut të PD: Berisha nuk duhet të intimidojë…

117
0

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke dënuar gjuhën e përdorur ndaj mediave, gazetarëve dhe pronarëve të mediave.

Në një reagim zyrtar, AGSH thekson se etiketimet si “mafia e fjalës së lirë”, “pronarë mafiozë mediash” apo “vrasës të të vërtetave” janë të papranueshme dhe dëmtojnë klimën e lirisë së shtypit në vend.

Sipas asociacionit, kritika ndaj medias është legjitime në një shoqëri demokratike, por nuk duhet të kthehet në sulm të përgjithësuar, gjuhë linçuese apo intimidim ndaj gazetarëve dhe redaksive.

AGSH nënvizon se politikanët, sidomos ata në pozita të larta, kanë përgjegjësi të shtuar për të shmangur deklarata që nxisin armiqësi dhe presion ndaj medias.

Deklarata e AGSH:

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë dënon gjuhën e përdorur nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndaj mediave, pronarëve të mediave, gazetarëve dhe hapësirës mediatike në tërësi, gjatë komunikimit të tij publik me qytetarët të shtunën.

Etiketimet si “mafia e fjalës së lirë”, “pronarë mafiozë mediash”, “vrasës të të vërtetave”, “shërbëtorë të përulur” apo çdo formulim tjetër që synon të delegjitimojë median për shkak të linjës editoriale, qëndrimeve kritike apo hapësirës që u jep aktorëve të ndryshëm publikë, janë të papranueshme dhe të dëmshme për klimën e lirisë së shtypit në vend.

AGSH thekson se kritika ndaj medias është legjitime në një shoqëri demokratike, por ajo nuk mund të shndërrohet në gjuhë linçuese, intimidim publik apo sulm të përgjithësuar ndaj gazetarëve dhe redaksive. Politikanët, veçanërisht ata që mbajnë funksione të larta publike ose drejtojnë parti politike, kanë përgjegjësi të shtuar për të shmangur gjuhën që nxit armiqësi, presion apo mosbesim të organizuar ndaj medias.

Media në Shqipëri ka probleme reale që lidhen me pronësinë, transparencën, presionin politik dhe ekonomik, por këto çështje duhet të trajtohen përmes debatit të përgjegjshëm publik, mekanizmave ligjorë, vetërregullimit dhe standardeve profesionale, jo përmes sulmeve denigruese që rrezikojnë të vendosin gazetarët në shënjestër