Shqipëria është zhytur në zi, edhe pse zyrtarisht nuk është shpallur një e tillë. Vrasja e dy fëmijëve me makinë nga një person i dehur ka tronditur opinionin publik.
Por ndërsa sot dy engjëj përcillen për në banesën e fundit, Edi Rama u shfaq duke u argalisur në Armeni në samitin e Komunitetit Politik Europian. Duke u sjellë sërish si një kloun, ai postoi pamje ku shfaqet duke u përqafuar dhe duke qeshur kryesisht me kryeministren italiane, Giorgia Meloni.
Këto pamje vijnë pikërisht në momentin kur gishti i fajit për situatën, jo vetëm në rrugët e përgjakura të Shqipërisë, është drejt tij. Rama ishte edhe në krah të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Por mes tyre situata dukej e ftohtë. Mediat ukrainase e kanë sulmuar Ramën që kur ai vendosi të bëhej zëdhënës i Putinit, duke kërkuar që BE të dialogojë me Rusinë.







