Ballina Politika “Berisha po shkatërron PD-në nga frika e garës”, Alesia Balliu ‘shpërthen’: Po...

“Berisha po shkatërron PD-në nga frika e garës”, Alesia Balliu ‘shpërthen’: Po përdor partinë për interesa personale

104
0

Alesia Balliu akuzon Sali Berishën se po pengon garën brenda Partisë Demokratike nga frika e konkurrencës, ndërsa e cilëson drejtimin e tij si një proces që po dëmton jo vetëm demokratët, por edhe gjithë vendin dhe mbi të gjitha po i jep Edi Ramës garancinë e fitores në zgjedhjet e rradhës.

E ftuar në një emision televiziv, ish-kandidatja për kreun e PD mbështeti gjithashtu padinë e ngritur në gjykatë nga Mereme Sela për përjashtimin nga gara, duke e cilësuar atë si një hap të drejtë. Sipas saj, kandidatët për kreun e PD nuk kanë kërkuar favore, por një proces të ndershëm dhe konkurrencë reale brenda partisë. Ajo e akuzoi Berishën se sulmon dhe shpif ndaj zërave ndryshe brenda partisë për shkak të frikës nga gara.

“Nëse gjykatat nuk janë të komanduara nga Rama, duhet të japin një vendim të drejtë që është pro demokratëve dhe anëtarëve që kanë votuar për statutin e PD-së në kuvendin e 2021. Kërkesa e Mereme Selës është shumë e drejtë. Duhej çuar çështja në gjykatë. E respektoj vendimin e saj. Nuk po kërkojmë favore, po kërkonim garën dhe jo ofiqin, po kërkonim meritokracinë dhe tu jepnim demokratëve një alternativë që PD të jetë e fortë, pro ndërkmbëtarëve dhe pro drejtësisë. Sali Berisha nuk ka asnjë shpresë për të sjellë PD në pushtet. Shikoni si po e drejton sot PD-në, ashtu nuk duan shqiptarët një të ardhme të tillë. Duke shpifur për anëtarë të PD-së që kanë bërë kauza, sepse ke frikë nga gara dhe mendimi ndryshe, Sali Berisha është frikacak. PD ka nevojë për një vizion të ri, për riformatim dhe mos të përdoret si mburojë për shkak të problemeve tëa tij me drejtësinë. Ka nevojë që kjo parti të mos përdoret për interesat personale të tij dhe familjes së tij, ka nevojë t’i përkasë demokratëve. Sot Sali Berisha është tradhëtar i kombit shqiptar. Ai s’ka tradhëtuar vetëm demokratët por edhe interesat kombëtare. Ai vë para çdo gjëje interesin e tij personal. Dëmi që sot Berisha po bën nuk ua bën vetëm demokratëve, por të gjithë shqiptarëve. Duke mbajtur me dhunë PD-në , duke e trajtuar si pronë private, po shuan shpresën e të gjithë shqiptarëve dhe po i jep garancinë Edi Ramës që të fitojë zgjedhjet e rradhës” tha Balliu.