Ballina Kronika Kthyen apartamentin në ‘fole’ prostitucioni, arrestohen dy shtetase të huaja në Tiranë

Kthyen apartamentin në ‘fole’ prostitucioni, arrestohen dy shtetase të huaja në Tiranë

88
0

Dy shtetase të huaja, një vietnameze dhe një kineze janë arrestuar nga policia. Autoritetet kanë zbuluar se këto dy shtetase të huaja, kishin marrë me qira, apartamente në Rrugën e Durrësit dhe në rrugën “Mine Peza” dhe ushtronin prostitucion.

Njoftimi

Finalizohen nga Policia e Tiranës, 2 faza të tjera të operacioneve të koduara “Network” dhe “Foleja”, kundër ushtrimit të prostitucionit. Arrestohen 2 shtetase (vietnameze dhe kineze) që kishin marrë me qira, për këtë qëllim, apartamente në Rrugën e Durrësit dhe në rrugën “Mine Peza”.

Sekuestrohen shumë parash dhe 3 celularë.

Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, të kryera me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të qiramarrjes së apartamenteve në zona të ndryshme të kryeqytetit, për të ushtruar prostitucion, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 finalizuan operacionet e koduara:

-“Network”, gjatë të cilit u arrestua shtetasja vietnameze, P. Th., 33 vjeçe, pasi dyshohet se në rrugën “Mine Peza”, kishte marrë një apartament, me qira ditore, për të ushtruar prostitucion;

-“Foleja 7”, gjatë të cilit u arrestua shtetasja kineze, Y. W, 43 vjeçe, pasi dyshohet se ushtronte prostitucion, në një apartament të marrë me qira, në Rrugën e Durrësit. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas, përfitues nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.