Ballina Politika “T’i vijë turp”, homazhi i Ramës për Servet Pëllumbit, shpërthen ish-deputeti i...

“T’i vijë turp”, homazhi i Ramës për Servet Pëllumbit, shpërthen ish-deputeti i PS-së: Dje e gjeti që t’i thoshe..

433
0

Ish-deputeti i PS-së, Spartak Braho, gjatë një interviste televizive, ka shpërthyer në kritika të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, pas fjalimit të këtij të fundit në homazhet për ish-kryeparlamentarin Servet Pëllumbi, i cili dje u përcoll në banesën e fundit.

Deklarata e Ramës se Pëllumbi “i shfaqej në sytë e tij si diçka që ai nuk e përfaqësonte, konservator, marksist-leninist”, sipas Brahos, është skandaloze.

Sipas tij, kryeministri nuk mund t’i drejtohej një personaliteti si Pëllumbi me fjalë të tilla në ditën e homazheve, pasi ato ishin cinike dhe të papërshtatshme.

“Dje e gjeti që t’i thoshte Servet Pëllumbit marksist-leninist? E turpshme. I ka harruar shkrimet e tij revizioniste në vitet 1990 kundër udhëheqjes së PS-së. Një akuzë të tillë nuk mund t’ia thuash Servet Pëllumbit. Përdorimi i kësaj fraze dje ishte një cinizëm i madh. T’i vijë turp”, tha ish-deputeti socialist.

Po ashtu, ish-deputeti bëri një parashikim ogurzi edhe për Partia Socialiste e Shqipërisë, pasi deklaroi se ajo do të shkërmoqet, sepse nuk përfaqëson më shtresat e varfra dhe të mesme.

“Kur them e shkërmoqur, e them sepse kjo parti ka mbetur pa ide dhe ideologji. Kjo parti nuk përfaqëson më shtresat e varfra dhe të mesme, por oligarkët. Kjo është një parti që anon nga e djathta dhe çdo gjë bëhet vetëm për t’i shërbyer shkërmoqjes së PS-së”, tha Braho