Nga Ylli Manjani
Ervin Metalla është gjykatësi tjetër i radhës që ua përsheshi turinjtë vettingsave, që kërkojnë edhe punë në sigurtë në gjykatat e apelit. Gjykata e Strassburg i ka dhënë të drejtë gjyqtarit Metalla, duke i deklaruar vendimet e vetingsave këtu të padrejta e jo proporcionale. Shiheni se përse e shkarkuan gjykatësin “mjeshtrat” e vettingut. I thanë ti ke marrë kredi për shtëpi në bankë në Durrës dhe shtëpinë e ke blerë në Tiranë me lekët e kredisë!!! As bankës që i dha kredinë nuk i kishte shkuar nëpërmend ky argument idiot. Vettingsat e shkarkuan gjyqtarin dhe i shkatërruan karrierën me tyren.
Por Strassburgu ka vendosur ndryshe duke ua shumëzuar me zero këtë llogjikë torollake dhe krejt të pakuptimtë. Gjyqtari Metalla është formuar mirë në shkollën dhe sistemin tonë të drejtësisë. Nuk ka qenë kurrë i përfolur në asnjë aferë dhe as për korrupsion. Gjyqtar korrekt dhe aktivist i spikatur. Ai ka themeluar disa organizime juristësh dhe së fundi themeloi dhe drejtoi edhe Shoqatën e Gjyqtarëve që asokohe ishte shumë aktive, kur dihet se juristët janë qënie të fjetura në këtë drejtim. Largimi i Tij nga sistemi ishte gabim i madh i vettingut dhe njëri prej shumë çorap-vendimeve që kanë marrë vettingsat.
Mesaduket edhe Strasburgut po i del efekti i dehjes nga “suksesi” i vetingut në Shqipëri dhe po kupton se, largimi i magistratëve si Ervin Metalla ka dëmtuar sistemin. Mbase tërheq këmbën zvarrë Strasburgu dhe vendos drejtësi edhe për shumë emra të tjera që presin aty në radhë. Por për një gjë duhet ta mbledhim mendjen: Vettingu ishte e mbetet një poshtërsi ligjore, antiproçes e antishtet. Strasburgu po e tregon këtë gjithnjë e më shumë.
***
Edhe një gjë tjetër:Imagjinoni që në vend të Ervin Metallës dhe të tjerëve si ai që i këputi vettingu, tani duan të shkojnë vettingsat. Këta të fundit kanë dhënë prova, tashmë edhe të vërtetuara nga Strasburgu, se nuk janë gjykatës por kasapë. Pra reforma largoi gjykatës për tu zëvendësuar me kasapë.
*Mirë është të raportohet edhe ky model “suksesi” te ky kongresi botëror i ligjit.







