Ballina Sport I vetmi skenar ku barazimi bën punë, si Elbasani dhe Tirana do...

I vetmi skenar ku barazimi bën punë, si Elbasani dhe Tirana do ishin të lumtur bashkë

68
0

Elbasani mund të festojë të dielën, pasi ekziston mundësia që ta mbyllë kampionatin e rregullt si vend i parë në Abissnet Superiore. Për këtë do i mjaftonte barazimi ndaj Tiranës, pa pasur nevojën që të shikojnë rezultatin e ndeshjes Vllaznia-Flamurtari.

Për bardheblutë po ashtu ekziston një skenar ku barazimi bën punë. Rezulton se Tiranës me 41 pikë, do i mjafton barazimi në rast se Vora me Bylisin e mbyllin po ashtu me barazim përballjen direkte. Dhe nëse Teuta fiton takimin e saj ndaj Egnatias, Tirana do të ishte pas saj. Automatikisht Vora do të rrëzohej direkt në Kategorinë e Parë.

Ekipi i Orges Shehit do të jetë pa presion, duke qenë se ka shmangur rënien direkte. Një presion që ndodhet te Teuta, Bylisi dhe Vora. Elbasanit ndërkohë i duhen pikë para fazës Final Four ku vjen edhe përgjysmimi.

Sipas situatës aktuale ku ndodhen, Tirana i bën llogaritë vetëm për fitoren. Nëse Elbasani kërkon të jetë i sigurt që do e nisë fazën Final Four mbi të tjerët, atëherë po ashtu i bëjnë punë vetëm 3 pikë në javën e fundit.