Lufëtari amerikan Sean Strickland është rikthyer kampion bote në peshën e mesme në artet marciale mikse.
Në eventin UFC-328 zhvilluar në Nju Xhersi, ai mundi me “split decision” (vendim të ndarë) rusin Khamzat Chimaev.
Dy nga gjyqtarët i dhanë fitoren amerikanit (48-47 e 48-47), ndërsa njëri i dha fitoren rusit (48-47). Për pasojë, Strickland (31 fitore e 7 humbje) rimerr titullin e peshës së mesme, që e ka pas mbajtur edhe tri vite më parë.
Për Chimaev kjo është humbja e parë në karrierë (ka edhe 15 fitore), duke dorëzuar titullin që pat fituar një vit më parë. Në një duel të eukilibruar dhe me emocione, të dy luftëtarët meritonin fitoren, por në fund strickland mbajti gjerdanin.
Po në këtë event, amerikani Joshua Van (17 fitore e 2 humbje), mundi me KO teknik në raundin e pestë japonezin Tatsuro Taira (18 fitore e 2 humbje), duke mbrojtur titullin e peshës “flyweight” (pesha deri 57kg)







