Ballina Lifestyle Amanda Holden mahnit me fustan transparent në gjysmëfinalen e “Britain’s Got Talent”

Amanda Holden mahnit me fustan transparent në gjysmëfinalen e “Britain’s Got Talent”

80
0

Amanda Holden dukej mahnitëse me një fustan transparent dhe me shkëlqim gjatë gjysmëfinales live të spektaklit Britain’s Got Talent të shtunën mbrëma.

Prezantuesja e radios dhe aktorja, 55 vjeçe, tërhoqi vëmendjen me veshjen e guximshme, duke zbuluar edhe të brendshmet teksa pozonte për disa fotografi mbresëlënëse.

Amanda u shfaq plot stil përkrah anëtarëve të tjerë të jurisë, Simon Cowell, Alesha Dixon dhe KSI.

Ndërkohë, Simon Cowell foli së fundmi për mënyrën se si ai, Amanda dhe Piers Morgan ishin sjellë ndaj Susan Boyle në fillimet e saj në “Britain’s Got Talent”.

Producenti muzikor pranoi se audicioni i Susan Boyle në vitin 2009 ishte një “zgjim i fortë” për jurinë, pas reagimeve që ai i quajti “të tmerrshme dhe të neveritshme”.

Susan, tashmë 65 vjeçe, habiti publikun kur u ngjit në skenën e “Britain’s Got Talent” dhe mahniti të gjithë me interpretimin e këngës I Dreamed a Dream.