Ballina Lifestyle Laura Whitmore shfaq barkun e rrumbullakosur me fustan transparent në prag të...

Laura Whitmore shfaq barkun e rrumbullakosur me fustan transparent në prag të lindjes

85
0

Laura Whitmore ka tërhequr vëmendjen në mbrëmjen paraprake të çmimeve BAFTA TV, duke u shfaqur me barkun e rrumbullakosur të shtatzënisë në krah të bashkëshortit të saj, Iain Stirling.

Moderatorja irlandeze u paraqit në eventin e organizuar nga Sky me një fustan transparent elegant, duke vënë në pah linjat e saj teksa çifti po pret ardhjen e fëmijës së tyre. Laura dhe Iain u dukën të buzëqeshur dhe mjaft të afërt gjatë parakalimit në tapetin e kuq, vetëm pak javë para datës së pritshme të lindjes.

Paraqitja e tyre mori vëmendje të madhe në rrjetet sociale dhe mediat rozë, me fansat që komplimentuan stilin dhe elegancën e moderatores.

Çifti, i cili u martua në vitin 2020, kanë qenë mjaft të rezervuar për jetën private, por herë pas here ndajnë momente të veçanta me publikun.