AEK-u i Athinës është shpallur kampion i Greqisë për herë të 14-të në histori, duke rikthyer titullin pas mungesës që prej vitit 2023.
Heroi i mbrëmjes ishte Zhoao Mario, i cili realizoi golin vendimtar në minutën e 94-të, në duelin ndaj Panathinaikosit, që u mbyll me shifrat 2 me 1 duke ndezur festën e madhe verdhezi.
Një moment fantastik edhe për futbollistët shqiptarë, pasi pjesë e këtij suksesi janë edhe Thomas Strakosha dhe Stavro Pilo.
Strakosha kontribuoi gjatë sezonit me paraqitje të rëndësishme në portë, ndërsa Pilo ishte titullar i padiskutueshëm, duke ndihmuar skuadrën në suksesin e arritur. Festa në Athinë ka nisur dhe tifozët e AEK po shijojnë një tjetër kapitull historik të skuadrës së tyre.







