Ballina Aktualitet U dhunua barbarisht në rrugë, kush është Sokol Toma, i dënuar nga...

U dhunua barbarisht në rrugë, kush është Sokol Toma, i dënuar nga GJKKO për tjetërsimin e pronave në bregdet

105
0

Sokol Toma, 53-vjeç, biznesmen i njohur në Lezhë, ish-drejtor i Urbanistikës në bashki dhe ish-kryetar i PD në Dajç, ra pre e dhunës mbrëmjen e së shtunës (9 Maj) teksa udhëtonte me makinë nga Tirana drejt Lezhës. Persona të maskuar, ende të paidentifikuar i zunë pritë dhe e rrahën në autostradën Laç-Mamurras, pranë kryqëzimit të Sanxhakut.

Nuk dihet se kush e ka transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë ku gjendet dhe sot me dëmtime në dy këmbët dhe në njërin vesh. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se nuk ka rrezik për jetën dhe është në gjendje të stabilizuar. Edhe Policia e Lezhës, reagoi këtë të hënë (11 Maj) duke deklaruar se jane sekuestruar pamjet filmike të kamerave në një territor të gjerë, dhe po kryhen një sërë veprimesh hetimore me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Nuk dihet motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë por paraprakisht dyshohet për ndonjë konflikt që lidhet me punën e tij, pra biznesin ne fushen e ndërtimit.Sipas të dhënave në Qendren Kombëtaret të Biznesit, Sokol Toma është pronar me 100 për qind të aksioneve, i kompanisë “S.T.konstruksion”. Sokol Toma ka mbajtur detyën e drejtorit të Urbanistikës në Bashkinë e Lezhës, deri në vitin 2019. Ne te njejten kohe ka qene dhe kryetar i PD-se per njesine vendore te Dajçit.

Ndërsa në vitin 2024, bashkë me kryetarin e asaj kohe, Fran Frrokaj dhe zyrtarë të tjerë bashkisë, u dënua nga GJKKO-ja me 1,4 vite burgim për shpërdorim detyre, që iu konvertua në shërbim prove. Ai u gjet fajtor për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” për tjetërsimin e një sipërfaqeje toke në zonën e Ranës së Hedhun.

Por telashet e tij me drejtesine nuk përfundojnë këtu. Në tetor të vitit 2025, në kantierin e pallatit qe po ndertonte ne Kune, humbi jetën punëtori 36-vjecar, Anton Zefi. Report Tv meson me burime, se aktualisht çeshtja ne ngarkim te tij eshte ende ne hetim nga Prokuroria e Lezhes, per akuzat “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësim i paligjshëm”.